Ekipi serb para ndeshjes: Fitorja “detyrim” kombëtar

 

“Në Shqipëri të tregohemi inteligjentë dhe të luajmë me kurajë”.

Ky ka qenë ky mesazhi që kanë përcjellë futbollistët dhe stafi teknik i kombëtares serbe në ditën e parë të grumbullimit në Stara Pazova, në prag të dy sfidave ndaj kombëtares kuqezi dhe Portugalisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Problemet kanë qenë të shumta në për trajnerin Radovan Curçiç, i cili në sfidën e “Elbasan Arena”-s përveç Lazar Markovic, Filip Kostic, Nemanja Maksimovic dhe Dusan Bastas, rrezikon të mos ketë edhe mesfushorin e Chelsea-s, Nemanja Matiç dhe talentin e Partizanit të Beogradit, Andrija Zivkovic.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të dy këta futbollistë nuk janë stërvitur të hënën për shkak të problemeve muskulore dhe gjasat më të mëdha janë që të mos luajnë ndaj Shqipërisë.

Për takimin e “Elbasan Arena”-s folën për mediat 3 futbollistë serbë pikërisht portieri Vladimir Stojkoviç dhe mesfushorët Dusan Tadiç e Zoran Tosiç.

Gardiani 32-vjeçar që luan për “Maccabi Haifan” në Izrael, u shfaq optimist përsa u përket shanseve që ka Serbia për të marrë një rezultat në sfidën e kësaj të Enjteje.

“Të tilla ndeshje duhet ti luash me qetësi dhe mençuri. E dimë që futbollistët e kombëtares shqiptare janë shumë të motivuar për këtë sfidë, por ne kemi detyrimin por kombin serb dhe për tifozët tanë të luajmë një ndeshje të mirë dhe të synojmë fitoren.

Puna jonë do të jetë e vështirë pasi në Shqipëri mbizotron një atmosferë e madhe për këtë sfidë. Kushtet e sigurisë?

Unë nuk kam frikë, vëmendja jonë është e gjitha te fusha e lojës ku do të kemi si objektiv kryesor të japim më të mirën tonë”.

Sipas mesfushorit të Southamptonit Dusan Tadiç edhe pse Serbia nuk kam më asnjë shans për tu kualifikuar në europianin francez, sfida e “Elbasan Arena”-s është një takim që duhet fituar nga skuadra e Radovan Curçiç.

“Në karrierën tonë kemi luajtur edhe ndeshje më të rëndësishme se kjo. Fakti që kemi humbur mundësinë për të qenë në Francë, na bën të luajmë pa presion dhe të japim maksimumin për të mundur Shqipërinë.

Nuk ndiej aspak frikë për këtë ndeshje, jam i sigurtë se në Elbasan do të luhet një takim i bukur futbolli”.

Edhe mesfushori i CSKA-së së Moskës, Zoran Tosiç, u shpreh me tone optimiste përsa i përket një suksesi të mundshëm të Serbisë në Elbasan.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?