Ekskluzive/ Kombëtarja e Anglisë mbërrin në stadiumin ”Air Albania”

Festa kuqezi ka shpërthyer në Tiranë, por në rrugë janë parë edhe grupe me tifozë të ardhur nga Britania e Madhe. Sakaq gazetari i ”Koha Jonë”, Rozalb Lika sjell pamjet nga terreni ku ekipi i Anglisë ka mbërritur tashmë në stadiumin ”Air Albania”, aty ku ekipi kuqezi i pret për super sfidën.

Kombëtarja shqiptare e futbollit siguroi për herë të parë fazën play-off të një Kupe Bote. Kuqezinjtë fituan 0-1 në Andorra dhe do e mbyllin Grupin K në vendin e dytë, me Anglinë si kryesuese që e ka siguruar tashmë kreun dhe një biletë për në finalet e Kupës së Botës 2026.

Shqipëria dhe Anglia janë përballur shtatë herë më parë. Në të gjitha rastet ka fituar Anglia, ndërsa ne i kemi shënuar ‘Tre Luanëve’ vetëm një herë, në humbjen 1-3 në ”Qemal Stafa” më 28 mars 2001, me gol nga Altin Rraklli. Ndërkohë që Anglia na ka shënuar 21 gola.

Swiss Digital Desktop Reklama

Takimi i fundit mes skuadrave është më 21 mars 2025, kur në Londër, Anglia fitonte 2-0. Kjo është edhe ndeshja e fundit që Shqipëria ka humbur këtë vit, teksa më pas Kombëtarja ka gjashtë fitore (pesë radhazi) dhe dy barazime. Anglia, në shtatë ndeshjet e kësaj fushate kualifikuese ka shtatë fitore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?