Ekskluzive/ Mbi 500 tifozë shqiptarë pushtojnë Riga-n, atmosferë spektakolare për Kombëtaren (VIDEO)

Atmosferë e zjarrtë shqiptare në Riga, ku rreth 500 tifozë kuqezi janë nê “Skonto Stadion” për të mbështetur Kombëtaren shqiptare në përballjen ndaj Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

Burime të gazetës Koha Jonë, nga vetë grupet e tifozëve, raportojnë për një prani të shtuar të forcave të sigurisë letonase në zonën përreth stadiumit.

Policia është e mobilizuar dhe në gatishmëri, pasi ekziston frika për mundësinë e ndonjë incidenti, për shkak të grumbullimit të madh të tifozëve dhe tensionit të mundshëm që zakonisht shoqëron ndeshje të tilla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri më tani, atmosfera është mbajtur e qetë, por autoritetet vendase po monitorojnë nga afër situatën për të garantuar mbarëvajtjen e sfidës dhe sigurinë e tifozëve shqiptarë dhe vendas. /Rozalb Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?