Ekskluzive/ Stërvitja e fundit e ekipit kuqezi para sfidës me Italinë. Sylvinho jep këshillat në grup

Nesër në orën 21:00 në Dortmund luhet Itali-Shqipëri, ndeshja e vlefshme për Grupin B të finaleve të Euro 2024. Gjithë vëmendja është në “Iduna Park”, me impiantin që pritet të ketë afro 50 mijë shqiptarë. Por gazetari i ”Koha Jonë”, Rozalb Lika sjell këto pamje ekskluzive nga stërvitja e fundit e ekipit kuqezi në ”Signal Iduna Park”, para ndeshjes me Italinë. Po ashtu nga ana tjetër, tranjeri Sylvinho jep edhe këshillat e fundit në grup.

Në konferencën e fundit për media, tekniku i Kombëtares zbuloi se ka 2-3 dilema për formacionin që do të hedh në fushë.

“Kemi pasur garë të vështirë gjatë kualifikuesve, është nder i madh të jem me Shqipërinë në Euro 2024. Më vjen keq që kapiteni u largua pasi nuk luajti në 2016 dhe jam i kënaqur që është këtu. E meriton. Ne jemi në një grup shumë të vështirë, jemi të vetëdijshëm se sa e vështirë do të jetë, por do të shkojmë për të garuar, për të luftuar për çdo pikë. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë përballë Italisë. Gjatë sesionit të stërvitjes do të vendosim për 2 apo 3 emra të tjerë. Por 11 titullare është thuajse e sigurt. Në një stadium aq shumë të mbushur me ngjyra kuqezi, besoj se do të jetë përgjegjësi shumë e madhe për ne”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Silvinjo u ngacmua nga gazetarët për deklaratën e para disa ditëve, ku tha se është i gëzuar që miku i tij nga koha e Interit, Roberto Mançini nuk është më në stolin e të kaltërve. I pyetur nëse është i lumtur pasi mendon se Italia e Spalletit është më e dobët se ajo e Mançinit, tekniku brazilian tha se “Axurrët” mbeten një top skuadër dhe ata zbresin në fushë për të fituar kompeticionin, ndërsa Shqipëria do të luftojë për çdo pikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://kohajone.com/gjimshiti-per-koha-jone-tranjeri-na-ka-treguar-se-ku-jane-forcat-e-italise-i-kemi-pare-videot-e-fundit-te-tyre/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?