“Eksodi” i të mërziturve? Bushi: Të lumtur për Kosovën

Largimi i futbollistëve me origjinë kosovare nga Kombëtarja shqiptare duket se do të ndalet te Valdet Rama. Menaxheri i përfaqësueses “Kuqezi” Alban Bushi pohon se grupi i futbollistëve që përfaqësoi Shqipërinë në Euro 2016 do të jetë i gatshëm edhe për eliminatoret e botërorit Rusi 2018.

“Jemi në kontakt me ta, i kemi derguar ftesa për grumbullim. Edhe ata”, thotë Bushi.

Nga të gjithë emrat e larguar deri tani, Bushi veçon Valdet Ramën dhe Alban Mehën si dy lojtarë që kanë kontribuar për ngjyrat “Kuqezi”, por shton se vendimi i tyre duhet respektuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të dy kanë kontribuar, por ne kemi krijuar një grup prej 40-50 lojtarësh dhe mungesa e tyre nuk do të ndihet aspak në Kombetare. Rashica dhe Shala janë lojtarë të mirë me prespektive. Por duhet respektuar vendimi i tyre dhe të na bëhet qejfi se edhe Kosova është pjesë e kombit tonë”, shton ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në miqësoren e fundit të gushtit kundër Marokut, trajneri De Biazi pritet të rikthejë në skuadër Jahmir Hykën dhe Rei Manajn. Ndërkohë ende nuk dihet nëse lojtari i Shalkes Dionis Avdiaj do të jetë kontingjent “Kuqezi” që në këtë ndeshje apo do të grumbullohet më vonë nga tekniku italian. TCH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?