“El Clasico” është gati, zbulohen formacionet e super përballjes në Bernabeo
Vjen momenti i shumëpritur, “El Clásico” i parë i sezonit është gati për të na dhuruar spektakël. Real Madridi dhe Barcelona përballen në “Santiago Bernabéu” për një duel të zjarrtë mes dy forcave kryesore të La Ligës, që do të luftojnë për fronin e kampionit të Spanjës.
Për këtë përballje të madhe, janë publikuar formacionet zyrtare. Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, rikthen Federico Valverde në rolin e mbrojtësit të djathtë, ndërsa përkrah Militaos në qendër të mbrojtjes luan ish-lojtari i Juventusit, Dean Huijsen.
Në mesfushë, Alonsos i beson fuqisë fizike të Camavinga dhe Tchouaméni, të shoqëruar nga talenti turk Arda Güler. Më përpara, Jude Bellingham do të jetë organizatori kryesor pas dyshes sulmuese Kylian Mbappé dhe Vinícius Júnior.
Në anën tjetër, trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, për arsye të detyruara vendos në portë Ëojciech Szczesny. Në mesfushë qëndron treshja e zakonshme me Frenkie de Jong dhe Pedri, ndërsa përpara, në mungesë të Leëandoëskit, rolin e “falsit nëntë” e merr Marcus Rashford. Pas tij, një treshe plot kreativitet spanjoll me Lamine Yamal, Fermín López dhe Ferran Torres.
Formacionet zyrtare
REAL MADRID (4-3-1-2):
Courtois; Valverde, Militao, Huijsen, Carreras; Tchouaméni, Camavinga, Güler; Bellingham; Mbappé, Vinicius.
Trajner: Xabi Alonso.
BARCELONA (4-2-3-1):
Szczesny; Koundé, Cubarsí, Eric Garcia, Balde; De Jong, Pedri; Lamine Yamal, Fermín López, Ferran Torres; Rashford.
Trajner: Hansi Flick.
KOHA JONË SONDAZH

