FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Elbasani e nis me barazim aventurën evropiane, 1-1 ndaj BATE Borisov në “Elbasan Arena”

Elbasani e ka nisur me një barazim rrugëtimin e tij në edicionin e ri të UEFA Conference League. Verdheblutë barazuan 1-1 ndaj BATE Borisov në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues, të zhvilluar në “Elbasan Arena”, duke lënë të hapur gjithçka për sfidën e kthimit.

Skuadra e drejtuar nga Ivan Gvozdenovic e nisi takimin me ritëm të lartë dhe krijoi rastin e parë të rrezikshëm që në minutën e 8-të. Nikaj provoi me një goditje të fortë drejt portës, por portieri bjellorus reagoi në kohë, duke shmangur golin.

Elbasani dominoi pjesën më të madhe të fraksionit të parë, duke ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj kundërshtarit dhe duke qenë skuadra më kërkuese në fushë. Epërsia erdhi në fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 46-të, kur Nikaj finalizoi me sukses një asist të Hebajt, duke ndezur festën në “Elbasan Arena”.

Swiss Digital Desktop Reklama

BATE Borisov reagoi menjëherë dhe iu afrua barazimit në minutat e para të pjesës së dytë, kur Varska devijoi me kokë, por topi përfundoi shumë pranë traversës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në anën tjetër, Elbasani ishte pranë golit të dytë me protagonist sërish Nikajn, i cili zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer, por tentativa e tij u ndal në dy kohë nga portieri mik.

Në minutën e 67-të, skuadra bjelloruse riktheu ekuilibrat. Rusakov, i aktivizuar nga stoli, përfitoi nga një moment i mirë në zonë dhe dërgoi topin në rrjetë, duke vulosur rezultatin 1-1.

Në minutat e mbetura, të dyja skuadrat kërkuan golin e fitores, por pa arritur të ndryshojnë rezultatin. Gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit, ku do të vendoset skuadra që do të sigurojë kualifikimin në raundin e dytë të Conference League.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?