Elbasani i shkakton humbjen e parë sezonale Egnatias në Superiore

Elbasani ka regjistruar fitoren e parë të sezonit në Abissnet Superiore, duke mposhtur 2-1 Egnatian në shtëpi. Një sukses me peshë për verdheblutë, që i shkaktoi kampionëve në fuqi humbjen e parë të këtij sezoni. Ndeshja u ndez në fundin e pjesës së parë, me tre gola të shënuar brenda pak minutash. Elbasani zhbllokoi rezultatin në minutën e 41-të. Nikaj përfitoi nga pasimi i Mazarit dhe me një goditje diagonale mposhti Dajsinanin.

Reagimi i Egnatias ishte i menjëhershëm. Në minutën e 44-t, Montenegro shfrytëzoi krosimin e Loukilit dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë, duke rikthyer baraspeshën. Por vendasit nuk u kënaqën me barazimin. Në shtesën e pjesës së parë, Nikaj u shfaq sërish protagonist. Sulmuesi realizoi një gol të bukur pas një aksioni individual, duke kaluar dy kundërshtarë dhe duke mposhtur portierin rrogozhinas.

Në fraksionin e dytë, Egnatia u hodh në kërkim të barazimit dhe krijoi disa mundësi, por Elbasani u mbrojt me shumë kujdes dhe ruajti avantazhin deri në fund.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në minutat e fundit nuk munguan tensionet dhe protestat ndaj disa vendimeve të gjyqtarit, por rezultati mbeti i pandryshuar. Me këtë sukses, Elbasani feston tri pikët e para të sezonit, ndërsa Egnatia pëson disfatën e parë dhe largohet duarbosh nga Elbasani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?