Elbasani ka falimentuar, rrezikon kategoritë inferiore

 

Klubi i futbollit Elbasani, dy herë kampion Shqipërie dhe ndër ekipet më të mëdha në vend, ka falimentuar.

Shpresat për të dalë nga kriza financiare janë të pakta për shkak se situata mbetet e bllokuar. Shqetësimi është ngritur nga vetë kryetari i bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini në mbledhjen e radhës së këshillit bashkiak të këtij qyteti, pasi klubi është nën administrimin e bashkisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij aksioneri kryesor nuk është në gjendje që të përballojë borxhet dhe me vendim gjykate i janë bllokuar të gjitha llogaritë bankare. Kryebashkiaku i Elbasanit u shpreh se ndodhur përballë kësaj situate mbeten disa opsione: Ose shpallja e falimentit e rrjedhimisht rënia e ekipit në kategorinë e tretë, ose kthimi i klubit në shoqatë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Elbasani është në fund të tabelës së Kategorisë së Parë dhe në këtë situatë  është drejtuar drejt kategorisë së dytë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?