Elbasani rigjen fitoren në kampionat, mund Dinamo City-in

Elbasani rikthehet te suksesi në kampionat pas 4 ndeshjesh në kamopionat, duke triumfuar 2-0 ndaj Dinamos në përballjen direkte për zonën e sipërme të renditjes.

Në këtë duel, protagonisti absolut ishte sulmuesi Ibrahima Diallo, i cili me një dopietë i siguroi verdhebluve tri pikë shumë të rëndësishme. Takimi u zhbllokua që në minutën e 5-të, kur Diallo përfitoi nga një gafë e portierit Aldo Teqja dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Sulmuesi i Elbasanit u shfaq sërish vendimtar në minutën e 25-të. Pas një penalltie të pritur nga portieri, Diallo reagoi shpejt dhe shfrytëzoi topin e kthyer, duke shënuar golin e dytë personal dhe të takimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesa e dytë u zhvillua me ritëm më të ulët dhe me pak raste shënimi, ndërsa Elbasani menaxhoi avantazhin deri në fund të ndeshjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Falë këtij suksesi, Elbasani ruan vendin e tretë në renditje me 35 pikë, ndërsa Dinamo mbetet në pozicionin e katërt me 33 pikë, duke regjistruar humbjen e dytë radhazi pas asaj ndaj Vllaznisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?