Elbasani-Tirana në Pogradec, oraret e ndeshjeve të tjera
Bardheblutë do ta kenë më të lehtë fitoren këtë java ndaj ekipit të vendit të fundit, pasi do të përballen me tënë një fushë asnjanëse. Ndeshja Elbasani-Tirana do të luhet në Pogradec, në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”. Kjo ndeshje do të zhvillohet të shtunën na ora 14:00 dhe shkak për këtë ndryshim janë bërë punimet që po kryhen në stadiumin ku luaneshe ekipi ynë kombëtar, “Elbasan Arena”.
Edhe Skënderbeu do ta ketë të lehtë përballjen e radhës, pasi pret Apoloninë në fushën e tij.
Ndeshja kryesore e javës mes dy ekipeve të tjera rivale, Partizanit e Kukësit, në kryeqytetet do të përcaktojë ndoshta edhe fatet e njërës prej tyre në udhëtimin drejt titullit kampion.
Kategoria Superiore
Java e 31-të
17/04/2015
Laçi-Teuta 15:00
18/04/2015
Vllaznia – Flamurtari 13:00
Elbasani-Tirana 13:00
Skënderbeu-Apolonia 16:00
Partizani-Kukësi 16:00
Klasifikimi N Gv P
Skënderbeu 30 +32 63
Kukësi 30 +27 62
Tirana 30 +19 60
Partizani 30 +12 59
Laçi 30 +20 54
Flamurtari 30 -4 34
Vllaznia 30 -8 33
Teuta 30 -18 26
Apolonia 30 -36 19
Elbasani 30 -44 13
KOHA JONË SONDAZH

