Elez Gjoza: Romela më tha jam e pastër,do ti nënshtrohet testit B
Gjoza në një dekalartë të dhënë për Neës 24, u shpreh se Federata e Peshngirtjes nuk do të bëjë asnje deklaratë deri në përfundimin e cështjes.
“Romela është e gatshme të bëjë testin B anti-doping dhe nëse ky test del B del sërish pozitiv, Romela përjashtohet përjetësisht dhe i hiqen të gjitha shpërblime.
Romela më erdhi në zyrë më kërkoi testin B, ajo tha, që jam e pastër dhe ka të drejtë për të bërë testin, B, dhe nëse del negative ajo falënderohet për guximin dhe përpjekjet e saj.” U shpreh Gjoza për Neës 24.
Romela Begaj doli pozitive në testet e anti-dopingut të zhvilluara në Almati të Kazakistain ku u shpall kampione bote në peshat 63 kg dhe nëse ajo del pozitive edhe në testin B Gjoza u shpreh se Romela Begaj dhe trajneri I saj përjashtohen përjetësisht nga ky sport duke hequr dorë nga të gjitha shpërblimet e marra.
KOHA JONË SONDAZH

