Eliminimi i turpshëm në Kupën e Mbretit, Simeone paralajmëron largimin

Diego Pablo Simeone ka filluar të mendojë për një aventurë të re në të ardhmen. Eliminimi i bujshëm në 1/32 e Kupës së Mbretit nga një ekip i Segunda Division B, Cornella, duket se hedh hije të mëdha mbi të ardhmen e “El Cholos” në Madrid.

Paralajmërimin e ka dhënë vetë trajneri pas ndeshjes: “Kjo Kupë në vitet e fundit nuk po na jep asnjë kënaqësi, kështu që do të duhet të gjejmë zgjidhje nëse do të jemi akoma këtu vitin e ardhshëm … Futbolli është shumë i transformueshëm dhe ne gjithmonë duhet të jemi të hapur ndaj të gjitha mundësive dhe çfarëdo gjëje që klubi të vendosë.”

Fjalë që ishin një rrufe në qiell për tifozët e “Los Colchoneros”, edhe pse gazeta iberike ‘As’ nënvizon se te Atletico askush nuk dyshon se Simeone do të vazhdojë të drejtojë ekipin edhe vitin e ardhshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë jam shumë i lumtur këtu, por situata është gjithmonë e hapur bazuar në atë që vendos klubi,” shtoi argjentinasi, i cili ka një kontratë deri në vitin 2022.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?