Eliminohen dhe shqiptarët e Zvicrës, Polonia fiton me penallti
Polonia ka fituar pas penalltive duke e eliminuar Zvicrën nga Kampionati Evropian.
Ishte Granit Xhaka i vetmi qw humbi penalltinw nga zviceranwt duke e dërguar kombetaren helvete ne shtëpi, ndwrsa Polonia vazhdon rrugëtimin drejt çerekfinaleve
Loja e rregullt në sfidën e parë çerekfinale mes Zvicrës dhe Polonisë është mbyllur në barazim 1-1.
Polakët kaluan në epërsi në pjesën e parë me një gol të bukur të Jakub Blaszczykowski në minutën e 39-të.
Pjesa e dytë i takoi plotësisht Zvicrës që kërkoi golin e barazimit.
Këtë ia arriti Xherdan Shaqiri, i cili me një goditje të jashtëzakonshme, shënoi në portën e Fabianskit./ORA
KOHA JONË SONDAZH

