Elis Bakaj më i shtrenjti në Superiore, 11-shja ideale kushton 5 mln euro

Kur merkatos së janarit  po i vjen fundi,  faqja e specializuar e transferimeve dhe vlerësimeve të lojtarëve kudo në botë, “Transfermarket”, ka përzgjedhur formacionin më të mirë të Kategorisë Superiore, që përbëhet nga 11 lojtarët më të kushtueshëm, sipas vlerësimit të saj. Vetëm një i huaj, dy kosovarë dhe në total formacioni më i mirë i kampionatit tonë kushton 5 mln euro, ose tre herë më pak se vlera e tregut për lojtarin me origjinë shqiptare që ka zgjedhur të përfaqësojë Zvicrën, Xherdan Shaqiri, i cili u ble për rreth 15 mln euro nga Inter, pak ditë më parë.  Futbollisti më i shtrenjtë i Kategorisë Superiore është mesfushori i Tiranës, Elvis Bakaj, i cili kushton 650 mijë euro. Të tjerët, vijnë më pas, por me një diferencë të ngushtë, teksa vlerësohen nga 400-500 mijë euro. Në total, formacioni më i mirë i Kategorisë Superiore, me 11-lojtarë, kushton 5 milionë euro. Në formacionin më të mirë janë edhe dy mbrojtës kosovarë, që luajnë përkatësisht me Tiranën e Partizanin, Debatik Curri dhe Amir Rrahmani, të cilët janë gjithashtu edhe pjesë e kombëtares sonë. I vetmi lojtar i huaj, pjesë e formacionit më të kushtueshëm në Kategorinë Superiore, është sulmuesi uruguaian i Vllaznisë, Sebastian Soza. Partizani me portierin Alban Hoxha, mbrojtësin Amir Rrahmani dhe mesfushorin Emiljano Vila si dhe Skënderbeu me treshen e mesfushës, Renato Arapi, Kristi, Vangjeli dhe Sabien Lilaj, kanë secili nga 3 lojtarët më të çmuar të këtij sezoni në Kategorinë Superiore.    

Formacioni më i mirë i Kategorisë Superiore:

Alban Hoxha, Debatik Curri, Amir Rrahmani, Renato Arapi, Kristi Vangjeli, Sabien Lilaj, Erion Vucaj, Emiljano Vila, Gerhard Progni, Elis Bakaj dhe Sebastian Soza

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?