Elseid Hysaj rikuperohet në kohë rekord, pritet të jetë gati për Kombëtaren
Elseid Hysaj nuk është i gatshëm për Lazion prej afro një muaj, që prej dëmtimit në Cagliari më 5 shkurt. Nga Italia bëjnë me dije se Hysaj ka marrë përgjigje pozitive pas testeve fizike dhe mund të rikthehet në fushë më herët.
I dëmtuar, ai u përfshi edhe në listën që trajneri Marco Baroni ka të gatshëm për në Europa League. “Il Messaggero” njofton se bashkë me Hysajn, edhe Valentin Castellanos ka marrë përgjigje pozitive dhe dy futbollistët do duan të jenë të gatshëm për ndeshjen e 1/8 të Europa League kundër Viktoria Plzen.
Hysaj pritet të jetë i gatshëm për Kombëtaren. Shqipëria luan kundër Anglisë më 21 mars në Londër dhe tre ditë më pas pret Andorrën në Tiranë, sfida këto të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.
KOHA JONË SONDAZH

