Elvis Kotorri: Së bashku, me Xhafaj e Allmuça, për rikthimin e Dinamos

Portieri Elvis Kotorri është përforcimi i radhës për ekipin e Dinamos, që me këtë blerje mund të quhet skuadra favorite për t’u rikthyer në Kategorinë Superiore. Dinamo, pas pjesës së parë të këtij sezoni rivalizon në krye të Grupit B, në Kategorinë e Parë me ekipe si Lushnja dhe Sopoti, por me tre blerje të bujshme gjatë dimrit, me tre lojtarë të njohur të Kategorisë Superiore, ku pas sulmuesit Danile Xhafaj dhe mesfushorit Igli Allmuça, sigurohet edhe kartoni i portierit Elvis Kotorri.  – “Sigurisht që nuk e kam pasur të lehtë të largohesha nga Kategoria Superiore,  por nga ana tjetër jam shumë i kënaqur që jam rikthyer te Dinamo që është 18 – herë kampione e Shqipërisë dhe ka objektiv për t'u ngjitur sërish në Superiore. Jam i lumtur që e kam veshur sërish këtë fanellë,” – shprehet Kotrori. Edhe fakti se pjesë e Dinamos do të jenë lojtarë të tjerë të njohur si Daniel Xhafaj dhe Igli Allmuca, sipas Kotorrit tregon qartë ambiciet e Bluve për të qenë sa më shpejt mes më të mirave të futbollit shqiptar. – “Drejtuesit e klubit kanë ambicie të qarta dhe kjo shihet me afrimet cilësore të janarit. Unë jam i bindur se në fund të sezonit do t'i arrijmë objektivat.” Pavarësisht se e ka mbyllur bashkëpunimin me Elbasanin, Kotorri i nxit futbollistët e vendlindjes së tij të bëjnë gjithçka për të siguruar mbijetesën e kësaj skuadre. “Ata djem që luajnë për Elbasanin e meritojnë të jenë në Superiore dhe unë shpresoj t’ia dalin mbanë.”  Pjesa e dytë e Kategorisë së Parë nis më 7 shkurt, kur do të luhet java e 13-të. Dinamo do të ketë një transfertë të vështirë me Lushnjën rivale, në “Roza Haxhiu”, por me blerjet e fundit, do të jetë po aq e vështirë që në fund të sezonit një ndër klubet më të mëdha në historinë e futbollit shqiptar të mos arrijë objektivin, që është rikthimi në vendin që i takon, Kategoria Superiore.  

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?