Emanuela Rusta dhe tre arbitre të tjera shqiptare vendosin drejtësi në UEFA Women’s Europa Cup

Ndeshja mes BK Häcken FF-GKS Katowice, e vlefshme për raundin e dytë të UEFA Women’s Europa Cup, do të gjykohet nga një trupë arbitresh shqiptare. Emanuela Rusta është gjyqtarja kryesore e takimit, ndërsa Mirjeta Salla dhe Koleta Prenga do të jenë asistentet e saj. Kejsi Tafili është caktuar si arbitre e katërt.

Ndeshja do të luhet më 7 tetor në stadiumin “Hisingen Arena” në Suedi. Rusta dhe ekipi i saj i arbitrimit kanë qenë të angazhuara edhe më herët në ndeshje të rëndësishme europiane, por kjo shënon herën e parë që ato drejtojnë një sfidë në kompeticionin më të ri të UEFA-s për vajza. Një arritje historike dhe një tjetër hap përpara dhe për arbitrimin shqiptar në arenën ndërkombëtare.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?