Emergjenca në mbrojtje, Milani kërkon Marash Kumbullën në merkaton e dimrit

Milani është në kërkim të një mbrojtësi këto orë të fundit të merkatos, teksa pista “Demiral” bëhet mjaft e vështirë për shkak se Al-Ahli nuk e lë të lirë.

Kuqezinjtë kanë në plane që të transferojnë mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla. Edhe me ardhjen e De Rosit, 23-vjeçari sërish nuk është në planet e Romës, me këtë të fundit që kërkon ta largojë menjëherë në mënyrë që të ketë vend për Anxhelinjon.

Paolo Paganini gjatë emisionit “90 Minuto”, shpjegoi se Milani është i gatshëm që të ulet në tavolinën e bisedimeve me Romën për Kumbullën, i cili shihet dhe si opsioni më i lehtë për t’u arritur këtë merkato.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kuqezinjtë kanë probleme të shumta në prapavijë për shkak të dëmtimeve të disa lojtarëve në qendër të mbrojtjes, ndaj dhe afrimi i Kumbullës mund të jetë një zgjedhje ideale si për lojtarin ashtu dhe për Milanin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?