Emergjencë te Bayerni, shkon në 9 numri i lojtarëve të infektuar me Covid-19

Bayern Munchen po përballet me një situatë të vështirë nga pandemia e koronavirusit. Alphonso Davies është lojtari i fundit i ekipit bavarez që ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Te Bayerni po luftojnë me koronavirusin edhe lojtarë si Manuel Neuer, Leroy Sane, Dayot Upamecano, Lucas Hernandez, Kingsley Coman, Corentin Tolisso, Tanguy Nianzou dhe Omar Richards.

Duke llogaritur edhe Leon Goretzkan e dëmtuar, Julian Nagelsmann nuk do të ketë në dispozicion plotë 10 futbollistë në ndeshjen e kësaj të premte ndaj  M’Gladbach.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?