Emir Lenjani: Shqipëri, bijtë e tu do ta bëjnë ëndrrën realitet! (Foto)
Emir Lenjani, një ndër lojtarët më të mirë të kombëtares sonë në eliminatoret kualifikuese “Francë 2016” pas fitores së fundit 2-1 ndaj Armenisë, beson më tepër se kurrë tek kualifikimi. Ai pas kthimit në Francë, ku aktivizohet me ekipin e Rennes, ka postuar në “Instagram” emocionet e fitores së fundit. – “Besimi dhe durimi gjithmonë e sjell suksesin. Ne i patëm të dyja dhe kjo na solli tri pikë. Shqipëri, bijtë e t’u së bashku me tifozët kuq e zi do ta bëjnë ëndrrën realitet.” Em ir Lenjani u aktivizua në pjesën e dytë të ndeshjes me Armeninë dhe rezultoi bashkë me Shkëlzen Gashi, si ndërrimet e duhura që bërë Gianni de Biasi për përmbysjen e madhe me armenët dhe fitoren e shumëdëshiruar të tifozëve, që kanë nisur edhe tashmë të besojnë tek kualifikimi historik. Pas katër ndeshjeve të para, kuqezinjtë ndodhen në kuotën e 7 pikëve,aq sa ke dhe Danimarka. Portugalia kryeson Grupin I me 9 pikë, ndërsa Serbia e Armenia kanë vetë, një pikë. Dy të parat e grupit kualifkohen direkt, ndërsa skuadra e tretë luan ndeshje “play-off”
KOHA JONË SONDAZH

