Emocionuese, përqafimi i gjyshes për supergolin ndaj Barcelonës

Futbollin e adhurojnë me qindra milionë njerëz në botë.

Futbolli, sporti më popullor në botë, është sport që shpesh herë i bën njerëzit të lotojnë nga emocionet.

Por dashuria dhe emocionet që dhuron futbolli duket se nuk njohin kufij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një video e publikuar në rrjetet sociale, shihen disa gjëra tejet emocionuese nga lojtarët e mëdhenj të futbollit si Messi, Ronaldo, Ibrahimoviç dhe të tjerët, duke i plotësuar dëshirat tifozëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Njëri ndër gjestet më të mira llogaritët edhe ai i italianit të Romës, Alessandro Florenzi, kur shënoi gol dhe u fut në tribuna për të përqafuar gjyshen.

Goli i shënuar prej tij ndaj Barcelonës, në takimet  e para të Champions League, befasoi me miliona shikues nga ekrani por të ndash gëzimin  me gjyshen, që ishte tifoze speciale në stadium, është vërtet një moment edhe më prekës.

Futbolli ka bashkuar miliona njerëz përreth një skuadre, dhe kjo gjë e bënë atë sportin më të dashur dhe më të bukur në botë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?