Emrat me peshë që Sylvinho lë jashtë listës për ”EURO 2024”, nga Uzuni tek Cikalleshi: Nuk preferoj të flas …

Trajneri i kombëtares kuqezi, braziliani Sylvinho ka publikuar këtë të hënë listën paraprake të futbollistëve që do të luajë dy ndeshjet miqësore, ndaj Lihtenshtejnit më 3 qershor dhe 4 ditë më pas ndaj Azerbajxhanit, ndërsa më pas do të dorëzohet në UEFA për Europianin Gjermani 2024.

Myrto Uzuni, Sokolo Cikalleshi dhe Keidi Bare janë tre emrat me peshë në radhët e legjionarëve, të cilëve tekniku brazilian Sylvinho nuk iu ka dërguar një ftesë për në Euro 2024.

Edhe pse sulmuesi kavajas Cikalleshi ka gjetur 12 herë golin dhe ka asistuar 5 herë në ligën turke gjatë këtij sezoni me Konyaspor-in e tij. Vendin e tyre në repartin e avancuar Sylvinho ja ka besuar Rey Manaj, i cili u shndërrua në një makineri golash me Sivasspor-in e tij në Turqi, duke shënuar 18 herë në kampionat dhe 4 herë në Kupë, por edhe Arbër Hoxhës që ka luajtur titullar te Dinamo e Zagrebit.

Në repartin e avancuar sakaq bie në sy edhe mungesa e Arbnor Mujës. As Keidi Bares nuk i kanë vlejtur minutat e shumta në këmbë, në sezonin e mirë që mbylli me Espanyol, në ligën e dytë spanjolle, ndërsa vendin e tij në mesfushë e merr një veteran si Amir Abrashi. Një tjetër mungesë, këtë herë në mbrojtje është Frederic Veseli, i cili duket se ka vuajtur dëmtimin e fundit të sezonit me Karagumruk.

I pyetur për emrat e mëdhenj që mungojnë në listën e kombëtares kuqezi, tekniku Sylvinho në konferencën për shtyp u përgjigj duke thënë: “Nuk preferoj të flas. Preferoj të flas vetëm për lojtarët që kam në grup. Refuzoj të jap një përgjigje për ata që mbetën jashtë”.

Trajneri Silvinjo shpall listën për fazën përgatitore të EURO 2024

 

SHKARKO APP