Ende asnjë sinjal nga Kessie, Milani bën gati zëvendësuesin

Milani ka nisur të mendojë për zëvendësuesin e Kessi, i cili pritet të largohet në fund të sezonit. Kuqezinjtë po ndjekin me interes Ëilliam Carvalho, aktualisht lojtar i Real Betis.

Drejtori sportiv i kuqezinjve, Paolo Maldini mbrëmë foli për situatën e mesfushorit nga Bregu i Fildishtë.

“Kessie? Ne po flasim me agjentin e tij prej një viti e gjysmë. Kemi pasur shumë takime dhe do të kemi mundësi të tjera për të folur me të për Franck.

Swiss Digital Desktop Reklama

Locatelli? Unë arrita në pozicionin që kam në javën e transferimit të tij te Sassuolo. Ne i kërkuam atij të qëndronte, por vendosi të largohej. Milani ishte i hapur që ai të qëndronte”, u shpreh Maldini.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?