Ende nuk ka rinovuar me Juven, Chelsea po provon” të rrëmbejë” Yildiz

E ardhmja e Kenan Yildiz po kthehet në një çështje të nxehtë brenda Juventusit. Sipas mediave italiane, pavarësisht se klubi dhe lojtari turk kanë arritur një marrëveshje parimore për rinovimin e kontratës deri në vitin 2030, firmosja ende nuk ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve ekonomike.

Aktualisht, Yildiz përfiton 1.5 milionë euro në sezon plus bonuse, shumë më pak se lojtarët e tjerë titullarë të skuadrës së Tudor. Talenti turk kërkon një rritje të ndjeshme page, me një pagë vjetore rreth 6 milionë euro, që sipas tij përputhet me rolin e tij si lider teknik i ri i Juventusit dhe me shifrat që marrin futbollistë si David.

Negociatat, megjithatë, po ecin me ritëm të ngadaltë dhe palët janë ende larg në kërkesat financiare. Kjo situatë ka ndezur alarmin në Torino, pasi Chelsea ka shfaqur interes serioz për ta transferuar Yildiz-in, duke qenë gati të ofrojë shifra të larta për ta bindur si lojtarin ashtu edhe klubin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për momentin, Juventusi e konsideron të domosdoshme mbajtjen e talentit 19-vjeçar, i cili shihet si pjesë kyçe e projektit afatgjatë. Megjithatë, nëse marrëveshja nuk arrihet shpejt, rreziku i një largimi të bujshëm në verë bëhet gjithnjë e më real.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?