Endri Çekiçi super-gol me Dinamo Zagrebin, Shqipëria “zi” për talentin e humbur (Foto)

Në Pogradec nuk kishte vend për një lojtar të tillë. As në Tiranë. Ekipi i parë i Pogradecit synon të ngjitet në Kategorinë Superiore këtë vit, duke afruar në merkato lojtarë të huaj. Tirana, apo Partizani synojnë një vend në Kupat e Europës dhe ëndërrojnë që një ditë të shkojnë në fazën e grupeve të Champions League, për të ndjekur rrugën e Dinamos së Zagrebit, në Kroaci. Kryesisht lojtarët që luajnë në Shqipëria vijnë nga Afrika, Amerika Latine, por edhe nga vende të tjera të rajonit, si Kroacia e Serbia. Po vendi ynë, shtrohet natyrshëm pyetja,  pse  nuk nxjerr talentë?! Përgjigja është e thjeshtë:  Edhe Shqipëria nxjerr talentë, madje shumë të talentuar, por kur vjen puna për t’i vlerësuar ata, “ustallarët” i gjen në Kroaci e vende të tjera po jo këtu. Talenti shqiptar i Dinamos së Zagrebit, Endri Çekiçi, ka shënuar një super-gol në ndeshjen miqësore ndaj Frankfurtit.  Video e golit të tij është kthyer në një “hit” në Internet apo rrjetet sociale. Miqësorja ndërmjet skuadrës kroate dhe asaj gjermane u mbyll baras, 2:2. Çekiçi, vetëm 18 vjeç, shënoi një gol shumë të bukur nga distanca, pas disa lëvizjeve fantastike në mesfushë. Talenti nga Pogradeci ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me Dinamon në muajin nëntor të vitit të kaluar. Ai tani është 18-vjeçar dhe stërvitet për ekipin e parë.  

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?