Endrick prezantohet te Real Madridi, shpërthen në lot: Nuk e prisja këtë!

Endrick është pjesë e Real Madrid. Djaloshi, i cili kishte akordin me madrilenët prej kohësh por nuk prezantohej pa u bërë 18-vjeçar, është prezantuar sot nga presidenti Florentino Perez pasi ka hedhur firmën në kontratën e tij që e lidh me “Los Blancos” për 6 vitet e ardhshme.

Vetë Endrick ishte shumë i emocionuar teksa fliste para publikut dhe kur në stadium nisën ovacionet për të, ai nuk i mbajti dot lotët.

“Të them të drejtën nuk e prisja të gjithë këtë”, tha djaloshi duke iu dridhur zëri, dukshëm i emocionuar nga fakti që tani ishte pjesë e një skuadre si Real Madrid.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
ENDRICK, NOVIA y FAMILIA LLORAN SIN CONSUELO PRESENTACIÓN con el REAL MADRID

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?