Enea Mihaj në lupën e dy klubeve nga Serie A

Enea Mihaj është vënë në qendër të merkatos së futbollistëve në Itali. Mbrojtësi shqiptar është në mëdyshje mes Veronës dhe Cremoneses, skuadra të Serie A që kërkojnë shërbimet e 26-vjeçarit.

Verona dhe Cremonese kanë treguar interes për Enea Mihaj, mbrojtësin e qendrës të lindur në vitin 1998, i cili aktualisht luan për Famalicao, një klub që militon në Primeira Liga, divizionin e parë të kampionatit portugez.

Sezonin e kaluar ai luajti 29 ndeshje zyrtare me Famalicaon, shpesh duke mbajtur shiritin e kapitenit, një dëshmi e rolit të tij qëndror në dhomat e zhveshjes dhe respektit që ka fituar në klub.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?