Enkileda Carja fiton medaljen e bronztë, Shqipëria shton një tjetër sukses në “Taranto 2026”

Enkileda Carja i ka dhuruar Shqipërisë një tjetër medalje në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke u ngjitur në podium në finalen e stilit të shkëputjes në peshëngritje.

Peshëngritësja kuqezi u rendit e treta, pasi ngriti me sukses 100 kilogramë, duke siguruar medaljen e bronztë pas një gare të luftuar.

Carja pati sukses në dy nga tri tentativat e saj. Në provën e parë ajo ngriti 98 kilogramë, ndërsa në tentativën e dytë realizoi me sukses 100 kilogramë. Në përpjekjen e tretë, peshëngritësja shqiptare synoi medaljen e artë me një ngritje prej 103 kilogramësh, por nuk arriti ta përfundonte me sukses.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rezultati i tentativës së dytë ishte i mjaftueshëm për ta ngjitur Carjën në podium, duke i siguruar Shqipërisë një tjetër medalje në këtë kompeticion.

Swiss Digital Mobile Reklama

Medalja e artë shkoi për italianen Giulia Miserendino, e cila ngriti 102 kilogramë, ndërsa medaljen e argjendtë e fitoi egjiptiania Roufida Fathi Taha Abdeltawwab me 101 kilogramë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?