Enrique fjalë të pabesueshme për festën e Messit
Leo Messi ka shënuar gol në sekondat e fundit të ndeshjes ku i dha fitoren Barcelonës në superpërballjen e dytë në “El Clasico”.
Por ajo që u komentua gjatë ishte festa e argjentinasit përballë tifozëve të Real Madridit, shkruan e përditshmja spanjolle “AS”.
Në një deklaratë për mediat, Enrique tha festimi i Messit ishte gjesti më i bukur që bëri argjentinas.
“Festa e Messit? Është më e bukura që unë kam parë nga Leo. Me të vërtet jam ndjerë shumë krenar që Barcelona ka një lojtar si Messi”, u shpreh ai.
Kujtojmë që Barcelona fitoi 3-2 përballjen kundër Real Madridit. / SYRI.net /
KOHA JONË SONDAZH

