Era Istrefi me “Live it up”, kënga për finalen e Kupës së Botës 2018

Pas Shakirës dhe Jennifer Lopez, Era Istrefi do të interpretojë së bashku me dy muzikantë të tjerë këngën për finalen e Kupës së Botës në Rusi.    

“Live It Up” është një bashkëpunim mes këngëtarit të stilit reggaeton të lindur në Boston Nicky Jam, këngëtares pop nga Kosova Era Istrefi dhe aktorit dhe reperit Will Smith. Producenti i këngës është muzikanti amerikan Thomas Wesley Pentz alias DJ Diplo.

Të tre artistët do ta interpretojnë këtë këngë në finalen e Kupës Botërore të Futbollit 2018. “Pak minuta para se të dy finalistët të hyjnë në fushë në ndeshjen më 15 korrik, ata do të ndezin 80.000 tifozë në stadiumin olimpik Luzhniki në Moskë dhe afërsisht një miliardë njerëz që do ta ndjekin ndeshjen në televizor.” – thuhet në një deklaratë për shtyp të FIFA-s. Në Kupën e Botës 2014, kënduan Pitbull dhe Jennifer Lopez “We Are One (Ole Ola)”, kurse në finalen e 2010-ës Shakira këndoi këngën “Waka Waka” (This Time for Africa).

23-vjeçarja Era Istrefi, tha se “punua me artistë të talentuar si DJ Diplo, Will Smith dhe Nicky Jam, të cilët i admiroj shumë, më ka dhënë kënaqësi. Këngëtarja nga Kosova tha se është tifoze e madhe futbolli: “Mezi po pres që të fillojë Kapionati Botëror i Futbollit”. – tha ajo.

Traditë nga viti 1966

Kënga zyrtare e Kapionatit Botëror të Futbollit fillou të bëhet traditë nga turneu i vitit 1966 në Angli. Titulli asokohe quhej “Kupa Botërore Willie” dhe i dedikohej maskotës zyrtare të Kupës së Botës. Këtë këngë e këndoi muzikanti Lonnie Donegan.
Përveç këngës zyrtare me rastin e Kupës së Botërs hidhen në qarkullim edhe mjaft ëngë të tjera si “Love Generation” nga Bob Sinclar, “Flamuri Wavin” i K’NAAN ose “’54, ’74, ’90, 2006” i grupit gjerman Sportfreunde Stiller. Edhe sponsori Coca-Cola ofron një tjetër këngë zyrtare për Kupën e Botës këtë vit. Ajo është kompozuar nga popstari amerikan Jason Derulo dhe quhet “Ngjyra”.

SHKARKO APP