Erando Karabeci: Tirana shkon pa tifozë, por nuk ndalet në Shkodër

Tirana rikthehet të djelën në “Loro Boriçi” të Shkodrës, në përballjen me Vllazninë, ku i duhet të fitojë patjetër që të mos thellojë diferencën me Kukësin kryesues, të cilin e ndjek me tre pikë më pak. Bardheblutë barazuan 2-2 me Apoloninë në ndeshjen e parë çerekfinale të kupës, por ku rezultat nuk përbën shqetësim për Erando Karabeci, i cili mendon se në Shkodër do të paraqitet një tjetër skuadër.  “Më mirë që paraqitja zhgënjyese ndodhi me Apoloninë në Kupën e Shqipërisë, sepse do të kemi mundësi rikuperojmë në sfidën e kthimit, ndërsa për kampionatin, do të ishte e parikuperueshme një gabim i tillë. Ky rezultat na motivon më shumë për t'u kthyer te fitorja me Vllazninë,” – shprehet Karabeci.  Vllaznia me 14 pikë më shumë se Apolonia dhe Elbasani, nuk rrezikon, por fakti që shkodranët nuk e kanë presionin e rezultatit, sipas Karabecit, nuk është në favor të Tiranës. – “Ata nuk kanë presionin e rezultatit, sepse nuk kanë pretendime në kampionat dhe ky fakt është në favorin e tyre. Vllaznia do të luajë lirshëm dhe kjo do t'i ndihmojë të japin më të mirën ndaj nesh,” – shprehet ai. Në një ndeshje të fazës së parë, Vllaznia-Tirana, u shoqërua me incidentet e tifozëve.  Bardheblutë ende nuk e kanë shlyer pezullimin e marrë për dhunën e ushtruar gjatë fazën e parë, por mungesa e tifozëve bardhebu nuk e shqetëson aspak 26-vjeçarin e Tiranës. Ervin Bulku është i dëmtuar para këtij takimi dhe Dorian Kërçiku i pezulluar. Jetmir Sefa vijon stërvitjen i diferencuar, si një tjetër lojtar që mund të mos jetë në dispozicion të trajnerit Gugash Magani, për ndeshjen e ardhshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?