Erdhën 70 tifozët serbë, gati për në “Elbasan Arena”
Në “Elbasan Arena” më 8 tetor, për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Serbi do të jenë edhe 70 serbë më tepër nga sa është parashikuar në protokollin e delegacionit zyrtar. Ky delegacion duhet të ishte i përbërë prej rreth 100 personash, kryesisht zyrtarë të Federatës Serbe, gazetarë apo edhe politikanë, siç edhe ishte marrëveshja që kur u zhvillua ndeshja e parë në Beograd dhe ku munguan tifozët kuqezi.
Por për praninë e tyre nuk ka vend për alarm, pasi nuk bëhet fjalë për të infiltruar për trazira, përkundrazi për një nismë sensibilizimi të ndërmarrë mes Qeverisë Shqiptare dhe asaj serbe. Rreth 70 persona do të jenë studentë serbë, të cilët do të vijnë si miq pasi do të akomodohen në Shqipëri në familjet e studentëve shqiptarë dhe do të jenë në stadium dhe ditën e ndeshjes për ta parë së bashku takimin. Padyshim që bëhet fjalë për një nismë sensibiluzuese për të dhënë një frymë bashkëpunimi dhe një frymë të “Fair Play”, që duhet të shoqërojë një ndeshje futbolli. Federata Shqiptare e futbollit por dhe organet e tjera në vend janë duke u treguar tepër të vëmendshme në këtë drejtim, duke synuar të evitojnë frymën radikale për ndeshjen me Serbinë, fushatë në kuadër të së cilës vjen edhe kjo iniciativë.
KOHA JONË SONDAZH

