Ergys Kaçe drejt Lacios, 1.6 mln euro afron klubi italian në janar
Në Itali e presin një kalim të mesfushorit shqiptar në Serinë A.
Ergys Kaçe pritet që të bëhet pjesë e kampionatit italian te Skuadra e Lacios. Kjo bëhet me dije në numrin e djeshëm të “Corriere Dello Sport”, që ka bërë një shkrim në lidhje me lëvizjet që pritet të bëjë Tare në merkaton e dimrit.
Sipas shkrimit, bardhe-kaltrit pritet që të afrojnë tre futbollistë, dy në mbrojtje dhe mesfushorin shqiptar. “Sport24.gr” bën me dije se bardhekaltrit ofrojnë 1.6 milionë euro për mesfushorin shqiptar.
Sipas këtij shkrimi, skuadra kryeqytetase në Itali pritet që të largojë të paktën dy futbollistë në mesfushë dhe për këtë shihet me përparësi afrimi i një futbollisti që do të plotësonte hapësirat e lëna bosh.
Në këtë mënyrë del në skenë emri i Ergys Kaçes, për të cilin nuk është hera e parë që përflitet për një transferim të mundshëm në skuadrën ku drejtor është Igli Tare. Pak ditë më parë, ishte “Gazeta.gr”, që njoftonte se mesfushori shqiptar kishte marrë një ofertë nga drejtuesit e PAOK për të rinovuar kontratën edhe me dy sezone të tjera, deri në 2019-ën, por ai nuk kishte pranuar përpara Europianit, me shpresën se do të jetë në planet e De Biazit dhe se do të ketë mundësinë që të bëjë një paraqitje pozitive për të përfituar më pas një kalim në ndonjë nga ligat europiane.
KOHA JONË SONDAZH

