Eric Garcia rinovon kontratën me Barcelonën deri në vitin 2031
Eric Garcia ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me Barcelonën, duke hedhur firmën që do ta mbajë në “Camp Nou” deri në vitin 2031. Mbrojtësi 24-vjeçar i shtohet kështu grupit të lojtarëve me marrëveshje afatgjata te katalanasit, përkrah emrave si Joan Garcia, Ronald Araujo dhe Lamine Yamal. Kontrata e tij aktuale skadonte në vitin 2026, por klubi nuk ka pasur asnjë hezitim për t’i zgjatur bashkëpunimin, duke vlerësuar qasjen profesionale dhe paraqitjet e tij të qëndrueshme.
Ceremonia e firmosjes u zhvillua në zyrën e presidentit Joan Laporta, në prani të zëvendëspresidentit Rafa Yuste, drejtorit sportiv Deco dhe menaxherit të lojtarit, Iván de la Peña. Në këtë moment të rëndësishëm ishin të pranishëm edhe prindërit dhe motra e mbrojtësit.
Garcia ka qenë një element tepër i vlefshëm këtë sezon, duke u përshtatur në katër role të ndryshme. Nën drejtimin e Hansi Flick, ai është aktivizuar si qendërmbrojtës në të dy pozicionet, si mbrojtës i djathtë dhe madje edhe në qendër të mesfushës.
KOHA JONË SONDAZH

