FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Eriksen: Dua të fitoj finalen me Interin, tifozët na mungojnë!

Mesfushori i Interit, Christian Eriksen, është shprehur optimist para finales së UEFA Europa League kundër Sevilla. Danezi pranoi se ishte një ndjesi e veçantë të luante në finalen e Champions League me Tottenham, por tani është i fokusuar te finalja e kompeticionit të vogël europian.

“Ishte bukur të luaja në finalen e Champions League me Tottenham, por jo ta humbisja atë. Qëllimi është ta përjetoj ndryshe këtë finale me Interin. Tani jemi në finale të Europa League dhe duam ta fitojmë atë.

Mungesa e tifozëve? Është ndryshe nga zakonisht. Gjithçka që ti bën është të flesh, të hash, të stërvitesh dhe të kthehesh në dhomën tënde. Tifozët na mungojnë. Të luash një finale pa tifozë është shumë ndryshe, por ne duhet ta fitojmë trofeun për ta”, përfundoi Eriksen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?