FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Eriksen le spitalin, bashkëshortja flet për gjendjen: Kristian ndihet mirë!

Pasi Eriksen la mbrëmjen e djeshme spitalin, bashkëshortja e tij ka folur për të përditshmen sportive italiane “La Gazzetta dello Sport” duke deklaruar se mesfushori i Interit ndihet mirë dhe se ka nevojë për pushim dhe qetësi:

“Eriksen ndihet mirë. Tani jemi të gjithë bashkë dhe ai ka nevojë për pushim dhe qetësi.”, ishin këto fjalët e bashkëshortes së fantazistit të Danimarkës ku kërkon të rigjejë përsëri normalitetin.

Numri “10” i Danimarkës gjatë muajit korrik do të jetë në Milano dhe aty do të merret çdo vendim me stafin mjekësor të Interit. Eriksen aktualisht po qëndron në vilën e tij në qytetin e Odenses dhe do të kryejë çdo kontrroll të mundshëm mjekësor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?