FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Eriksen lë spitalin pas operacionit dhe takon shokët e tij te Danimarka!

Christian Eriksen ka lënë spitalin pas ndërhyrjes kirurgjikale, ku vendosi në zemër një defribilator. Lajmi është zbuluar nga federata daneze me anë të një njoftimi për shtyp. “Christian Eriksen ka kryer me sukses operacionin dhe sot është larguar nga spitali. Gjatë ditës ai gjithashtu vizitoi shokët e tij të ekipit në Helsingør dhe nga atje ai do të shkojë në shtëpi për të kaluar kohën me familjen e tij”.

Një lajm i mirë ky për Eriksenin dhe për mbarë sportdashësit pas asaj ngjarje të ndodhur ditë më parë në ndeshjen ndaj Finlandës ku Eriksenit i ndodhi një arrest kardiak.

“Faleminderit për urimet e tuaja të pafundme. Operacioni shkoi shumë mirë. Ishte me të vërtetë bukur të takoja shokët e skuadrës pas një paraqitjeje dinjitoze mbrëmjen e djeshme. Do të bëj tifo për ta të hënën në sfidën ndaj Rusisë.”, tha Eriksen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?