Eriksen: Nuk kam frikë asnjë te Milani, ju tregoj provën te kuqezinjtë
Christian Eriksen është gati për sfidën e nxehtë të së dielës kundër Milan. Nga kuqezinjtë nuk i frikësohet askujt, duke përfshirë madje edhe Ibrahimovic. Në moshën 15-vjeçare danezi bëri një provim me kuqezinjtë
“Fluturova nga Odense në Milanello, për dy ditë. Mendoja brenda vetes: ‘Të shkoj apo jo?’, Italia më duket shumë larg shtëpisë”, tregon në një intervistë për ‘Gazzetta dello Sport’.
Për Eriksen fjala titull nuk është një tabu: “Juventus fiton prej shumë kohësh, ne duam ti ndryshojmë gjërat. Unë jam këtu për këtë”. Cristiano Ronaldo është “impresionuese”, por Lukaku vazhdon të shënojë: “Edhe në Premier bënte shumë gola por mendoj se me Conte ka ndryshuar dicka”.
Ai nuk ka asnjë frikë për të mbajtur shumë përgjegjësi. E bënte tek Tottenham, e bën me Danimarkën e tani është gati të marrë përsipër Interin: “Më ka thënë se si më sheh e çfarë kërkon nga unë në fushë. Stërvitjet e tij janë të forta, por jam gati”. /R.Lika-Koha Jone/