Eriksen po “digjet” tek Interi, gjiganti europian e do që në janar

20 milion euro të paguara për të mposhtur konkurrencën, ndërkohë që tani është në listën e lojtarëve që mund të shiten. Aventura e Christian Eriksen tek Interi nuk po shkon si duhet, ndoshta edhe për shkak të ideve të trajnerit Antonio Conte.

Ai kërkon muskuj dhe nga Barcelona mori në merkaton e verës Arturo Vidal, kurse për danezin ka interesim nga Franca. PSG e donte që kur ishte te Tottenham, por shpresoi që të dilte lojtar i lirë dhe më pas të futej në garë.

Tani i duhet të bindë Interin për ta blerë mesfushorin. Trajneri Thomas Tuchel e pëlqen atë dhe do e donte ta kishte në skuadër. SportMediaset raporton se në janar pritet që PSG të rinisë sërish sulmin për ta marrë mesfushorin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?