Erling Haalad gati të bëhet lojtari i parë që fiton 1 miliard paund në vit
Erling Haaland mund të bëhet lojtari i parë në histori që arrin të ardhura mbi 1 miliard paund. Agjenti i tij, Rafaela Pimenta, ka theksuar se ai ka potencialin për të fituar të ardhura nga burime të tjera përveç kontratës së tij standarde
23-vjeçari tashmë ka një pagë të lartë prej 865,000 paundësh në javë në stadiumin Etihad. Kjo përfshin pagën javore dhe bonuset substanciale të fituara përmes golave apo triumfeve në evenimente të caktuara.
Megjithatë, agjenti i tij sugjeron se ky është vetëm fillimi i të ardhurave potenciale për këtë sulmues. Pimenta ka shprehur bindjen se Haaland mund të jetë futbollisti i parë që arrin të fitojë 1 miliard paund përmes të drejtave nga imazhi i tij në një prononcim që ka dhënë për “the Guardian”.
“Nuk po flas për shumën e transferimit që mund të arrihet. Dua të adresoj paketën e të gjithë ardhurave që një lojtar si ai mund të gjenerojë gjatë karrierës së tij. Sot lojtarët mund të luajnë deri në moshën 35 vjeç. Duhen marrë në konsideratë paga, shumat e transferimit, të ardhurat nga transmetimet, sponsorët, shitjet e biletave dhe fanellat. Me një lojtar si Erling, kjo shifër mund të arrijë në një miliard paund”, deklaroi agjenti. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

