Ernest Muçi në super formë, shënon tjetër eurogol në Turqi (VIDEO)

Ernest Muçi vazhdon momentin e shkëlqyer me fanellën e Trabzonsporit. Sulmuesi shqiptar ishte sërish protagonist në fitoren e thellë 3-0 ndaj Fethiyesporit, në ndeshjen e vlefshme për raundin e tretë të Kupës së Turqisë, Grupi A.

Takimi u karakterizua nga ekuilibri në pjesën e parë, e cila u mbyll pa gola, me vendasit që hasën vështirësi për të thyer mbrojtjen kundërshtare. Zhbllokimi erdhi vetëm në minutën e 69-të dhe mbante firmën e Muçit: shqiptari realizoi një gol spektakolar me të djathtën nga jashtë zone, duke ndezur stadiumin dhe duke i hapur rrugën fitores.

Goli i Muçit i dha siguri Trabzonsporit, që shtatë minuta më vonë dyfishoi rezultatin me Paul Onuachu. Dominimi u kompletua në minutën e 80-të, kur Nëakaeme shënoi golin e tretë pas një asistimi perfekt nga vetë Muçi, i cili regjistroi asistin e katërt sezonal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë gol, Ernest Muçi shkon në kuotën e 11 realizimeve në këtë sezon me Trabzonsporin, duke konfirmuar rolin kyç në repartin ofensiv. Pas kësaj fitoreje, Trabzonspor ngjitet në krye të grupit me 6 pikë në 3 ndeshje, në pritje të takimeve të ekipeve të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama
Ernest Muçi, Muhteşem Golüyle Takımını Öne Geçiriyor! Trabzonspor 1-0 Fethiyespor

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?