Ernest Muçi shënon gol spektakolar në Kupë, flet për të ardhmen: Nuk e di ka ende kohë!

Ernest Muçi vazhdon të jetë protagonist absolut në Turqi. Sulmuesi shqiptar realizoi një gol spektakolar në minutat shtesë, duke i siguruar Trabzonsporit kualifikimin në finalen e Kupës së Turqisë dhe duke konfirmuar formën e shkëlqyer që po kalon në këtë fazë të sezonit.

Në një transfertë tepër të vështirë, ndeshja po shkonte drejt tensionit maksimal, derisa në minutën e 92-të Muçi mori përgjegjësinë mbi vete. Ylli kuqezi lëshoi një goditje të fuqishme dhe të saktë nga distanca, duke tundur rrjetën dhe shpërthyer festën te tifozët e Trabzonsporit.

Një gol me peshë të madhe, jo vetëm sepse siguroi finalen, por edhe sepse vendos në një situatë delikate drejtuesit e klubit turk. Trabzonspori duhet të marrë shumë shpejt vendimin nëse do të investojë për të blerë përfundimisht kartonin e Muçit nga Beshiktashi, ndërsa paraqitjet e fundit të shqiptarit po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë hezitimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas ndeshjes, Muçi u shfaq i emocionuar dhe i lumtur për suksesin e skuadrës: “Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme dhe e vështirë, si çdo transfertë. Objektivi ynë ishte finalja dhe ia dolëm. Po kalojmë një sezon shumë të mirë dhe tifozët e meritonin këtë arritje”, deklaroi sulmuesi shqiptar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Natyrisht, në konferencën për shtyp nuk munguan pyetjet edhe për të ardhmen e tij. Muçi preferoi të mos zbulojë shumë, por la të kuptohet se vendimi final i përket klubit: “Jam i lumtur këtu, por nuk di më shumë. Do të jetë një vendim i Trabzonsporit. Besoj se ka ende kohë deri më 20 maj. Për momentin ndihem mirë këtu, më pas do të shohim çfarë do të ndodhë”, u shpreh Muçi.

GOL | Ernest Muçi | Gençlerbirliği 1-2 Trabzonspor | Ziraat Türkiye Kupası Yarı Final Maçı

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?