Ernest Muçi shkëlqen në Turqi, 2 gola në 6 ditë

I arti kuqezi, 23-vjeçari Ernest Muçi po kalon një moment mjaft pozitiv te Besiktas në Turqi. Edhe pse nuk aktivizohet shumë nga Sylvinho, Muçi ka realizuar një tjetër gol në kampionat. Këtë herë 23-vjeçari shënoi për të kaluar në avantazh skuadrën e tij kundër Kasimpasa. Ky ishte goli i dytë i Muçit në 6 ditë, pasi të hënën shqiptari shpiku një supergol kundër Gallatasarayt edhe pse nuk e shmangu dot humbjen 2-1. Megjithatë ai realizim i mundsoi Muçit vendin e titullarit ditën e sotme, ndërsa këto gola kanë lënë pas nisjen e vështirë të sezonit. Tani sulmuesi është rikthyer të jetë sërish protagonist me Besiktas, që në shkurt shpenzoi 10 milionë euro për ta marre nga Legia.

SHKARKO APP