Ervin Baku: FIFA krijoi precedent me rastin e Balogun, u ndryshua rregullorja gjatë Kupës së Botës
Rasti i kartonit të kuq të futbollistit Balogun ka ndezur debat në botën e futbollit, pasi vendimi i FIFA-s për mënyrën e trajtimit të pezullimit të tij është cilësuar nga shumë si një precedent i pazakontë. Për këtë çështje foli edhe gazetari sportiv Ervin Baku në emisionin “Koha e Botërorit”, ku ngriti dyshime mbi mënyrën se si është interpretuar rregullorja disiplinore.
Sipas Bakut, rregullorja e FIFA-s ka qenë e qartë që në fillim të turneut. Ai theksoi se çdo futbollist që ndëshkohet me karton të kuq direkt humbet automatikisht ndeshjen pasardhëse, ndërsa kjo dispozitë u ishte komunikuar të gjitha federatave pjesëmarrëse përmes një qarkoreje të shpërndarë para nisjes së Kupës së Botës.
“Nuk e kam idenë si nxjerrin tani një nen tjetër të Kodit të Disiplinës për të falur një karton të kuq. Rregulli ishte i qartë: lojtari që merr karton të kuq direkt nuk luan ndeshjen tjetër dhe kjo iu ishte dërguar të gjitha ekipeve para fillimit të Kupës së Botës,” u shpreh Baku.
Me nota ironike, ai komentoi edhe ndikimin që, sipas tij, kanë interesat e mëdha në vendimmarrje, duke përdorur shprehjen e njohur: “Topi është yni, penalltinë do ta gjuaj unë”, për të ilustruar perceptimin se rregullat mund të interpretohen ndryshe kur bëhet fjalë për raste të caktuara.
Në fund të analizës së tij, Baku kujtoi edhe paralajmërimin që, sipas tij, i ishte bërë Balogun, se në rast të përsëritjes së një shkeljeje të ngjashme, futbollisti do të ndëshkohej me një ndeshje pezullim.
Emisioni i plotë:

KOHA JONË SONDAZH

