FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ervin Bulku flet për Adri Mehmetin: Na ka kërkuar kohë, shpresojmë ta bindim të zgjedhë Shqipërinë!

Ndihmës-trajneri i Kombëtares shqiptare, Ervin Bulku, ka folur për disa nga talentet me origjinë shqiptare që po monitorohen nga Federata, duke u ndalur veçanërisht te perspektiva e ri, Adri Mehmeti.

I ftuar në emisionin sportiv “Në Shtëpinë e Futbollit”, Bulku zbuloi se stafi kuqezi është në kontakt me familjen e futbollistit që aktivizohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa vendimi përfundimtar për të ardhmen e tij ndërkombëtare ende nuk është marrë.

Sipas Bulkut, pas bisedave të zhvilluara me babain e lojtarit, familja ka kërkuar më shumë kohë për të vlerësuar hapat e ardhshëm në karrierën e talentit të lindur në vitin 2009.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Adri Mehmeti është një futbollist që është aktivizuar me grupmoshat tona. Pas bisedave që kemi zhvilluar me babain e tij, na është kërkuar pak kohë për të parë se si do të zhvillohet e ardhmja e lojtarit. Ai është ende shumë i ri dhe po luan rregullisht si titullar me skuadrën e tij”, deklaroi Bulku.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pavarësisht pritjes, përfaqësuesi i stafit teknik të Kombëtares shprehu optimizëm se Mehmeti do të zgjedhë fanellën kuqezi në të ardhmen.

“Shpresojmë që ai ta pranojë ftesën dhe të bëhet pjesë e ekipit tonë kombëtar”, përfundoi Bulku.

Federata Shqiptare e Futbollit vijon të ndjekë nga afër futbollistët e rinj me origjinë shqiptare në mbarë botën, me synimin për t’i afruar ata pranë Kombëtares dhe për të forcuar të ardhmen e ekipit kuqezi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?