Etrit Berisha mund të largohet nga Shqipëria te Kosova?!
Mësohet një nga shkaqet se përse portieri i Shqipërisë Berisha ka kërcënuar me largim drejt kombëtares së Kosovës pas Europianit, është pasi ai nuk është ndier mirë kur ka mësuar se kapiten në ndeshjen me Katarin, do të jetë Elseid Hysaj.
Berisha, si një titullar i padiskutueshëm në Kombëtare prej katër vitesh dhe me 35 ndeshje të luajtura, ka pasur pritshmëri të mëdha për shiritin. Megjithatë, De Biasi vendosi për shkodranin Hysaj, duke privilegjuar këtë të fundit pas sezonit fantastik me Napolin.
“Pse Hysaj kapiten? Sepse është një futbollist që ka cilësi për ta bërë këtë rol. Pastaj është me ne që nga viti 2013 dhe është e drejtë që t’ia njohim edhe eksperiencën dhe kontributin që ka dhënë për Kombëtaren”, pati thënë trajneri kuqezi për zgjedhjen që kishte bërë.
Berisha nuk ka pranuar në fakt ta komentojë faktin nëse kishte pasur qejfmbetje për këtë vendim të trajnerit. Porse nga burime pranë lojtarit, mësohet se edhe deklarata që ka bërë sa i përket të ardhmes së tij pas Europianit është fryt i një mërzitje për faktin që nuk u shpërblye me shiritin e kapitenit, në një kohë që pritej mungesa e Canës.
KOHA JONË SONDAZH

