Etrit Berisha: Përfaqësojmë vendin dhe tifozërinë

Kombëtarja shqiptare mbart një përgjegjësi të madhe në Europianin e Francës. Kjo është ajo që ka deklaruar portieri Etrit Berisha në konferencën për shtyp të mbajtur në Bad Valdersdorf të Austrisë, ku skuadra jonë përfaqësuese ka nisur përgatitjet për evenimentin më të rëndësishëm futbollistik të vitit.

Sipas tij, fakti që futbollistët përfaqësojnë të gjithë tifozët shqiptarë merr një rëndësi të madhe.

“Përgjegjësia është e madhe dhe të përfaqësosh të gjithë tifozët që kemi ne është një nder. Shpresoj që loja jonë të rritet edhe më shumë sepse Kampionati Europian do të ketë skuadra shumë të forta dhe do të mundohemi të paraqitemi sa më mirë.”, tha Etrit Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çështja e pranimit të Kosovës në FIFA dhe UEFA vazhdon të diskutohet ende pasi ka shumë pikëpyetje në lidhje me të ardhmen e disa futbollistëve të kombëtares.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ka qenë nder për të përfaqësuar këta tifozë me Shqipërinë. Edhe po të shkojë në Kosovë apo edhe nëse do të rri këtu do të ndjehem edhe aq mirë. Por vendimet do t’i marrë pas Europianit”, shprehet Berisha.

Në konferencën e shtypit ishte i pranishëm edhe Ledian Memushaj i cili deklaroi se skuadra duhet të përgatitet sa më mirë për Evropianin e Francës por do të jetë De Biasi ai që do të bëjë zgjedhjet përfundimtare.

“Duhet të përgatitemi sa më mirë për të shkuar në formë në Francë. Secili nga ne synon të jetë në 23 lojtarët që shkojnë në Europian, por këto zgjedhje i bën trajneri. Ne vetëm duhet të tregojmë në stërvitje dhe në dy ndeshjet miqësore formën tonë”, u shpreh Memushaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?