FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Etrit Berisha zbarkon në Torino, por kryen vizitat mjekësore

Etrit Berisha zbarkon në Torino. Portieri i Kombëtares sonë do të bëhet futbollisti më i ri i skuadrës granata, në të cilën pritet që të jetë edhe portieri i parë.

Gjatë ditës së sotme ai do të kryejë të gjitha vizitat mjekësore dhe nëse çdo gjë do të shkojë mirë, më pas do të firmos edhe kontratën me ekipin e Torinos. Për transferimin pritet vetëm zyrtarizimi që do të vijë në orët në vijim.

Etriti vjen me kosto zero nga skuadra e Spal, në të cilën shkëlqeu në sezonin e fundit në Seria B. Për të do të jetë një rikthim në elitën e futbollit italian, teksa më parë ka qenë protagonist me Atalantën dhe Spal. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?