Euro 2016: Dalin 800 mijë bileta on-line, si sigurohet një vend për në Francë!
Plot 800 mijë bileta on-line do të jenë në shitje dhe mundësia për t’i blerë do zgjasë deri më 18 janar. Çdo biletë do të jetë e personalizuar, me emër dhe mbiemër. Maksimumi që mund të marrë një individ janë katër bileta, për katër ndeshje të ndryshme të kompeticionit. Kujtojmë se një pjesë e biletave të finaleve të “Euro 2016” janë shpërndarë gjatë shortit të organizuar nga UEFA.
Plot 11 milionë tifozë kanë aplikuar, por janë zgjedhur disa qindra fituese. Ata e kanë të siguruar prenotimin paraprak për ndeshjet, edhe pse për momentin nuk i dinë ekipet që do të jenë në fushë. Sakaq, nesër në mbrëmje, ora 18:00, nis hidhja e shortit të grupeve të fazës finale të Kampionatit Europian, “Francë 2016”.
UEFA ka njoftuar, gjithashtu, se të hënën pak orë para hedhjes së shortit nga ora 12:00 do të fillojë shitja on-line e biletave për sfidat që do të zhvillohen nga 10 qershori deri më 10 korrik 2016. Plot 800 mijë bileta online do të jenë në shitje dhe mundësia për t’i blerë do zgjasë deri më 18 janar. Çdo biletë do të jetë e personalizuar, me emër dhe mbiemër. Maksimumi që mund të marrë një individ janë katër bileta, për katër ndeshje të ndryshme të kompeticionit.
Tifozët kuqezinj pa pasaportë shqiptare mund të kenë probleme në pajisjen me bileta për “Euro 2016”. Ata nuk kanë munguar të jenë të shumtë në të gjitha stadiumet, ku kanë luajtur beniaminët e tyre në fushatat kualifikuese. Cilido që dëshiron të jetë në stadium, pranë kombëtares së vet, duhet të bëjë aplikim në faqen zyrtare të UEFA-s. Aty duhen plotësuar edhe kushtet e kërkuara. Dy ditë pas hedhjes së shortit dhe caktimit të kalendarit të ndeshjeve të fazës finale, fillimisht në grupe e pastaj deri në finale, do të nisë shitja online e biletave të të gjitha ndeshjeve.
Nga 14 dhjetori deri në janar të vitit pasardhës, “dyqani online” i UEFA-s do të jetë i hapur. Në këtë procedurë ka edhe kushtëzime. Aplikimi i një tifozi mund të bëhet vetëm për ekipin respektiv. Thënë ndryshe, një tifoz shqiptar mund të pronotojë bileta vetëm për ndeshjet e kombëtares së Shqipërisë. Në këtë pikë ka një kusht, që mund të penalizojë tifozët shqiptarë jashtë kufijve shtetërorë, të cilët nuk janë nënshtetas të Shqipërisë.
UEFA kërkon që çdo tifoz të ketë pasaportën e vendit të kombëtares që do të shikojë. Pra, tifozët shqiptarë duhet të kenë pasaportë shqiptare, ose të jenë rezidentë në vendin tonë.
Gjatë aplikimit në “dyqanin online” të UEFA-s duhet të përzgjidhet ndeshja e kombëtares kuqezi, për të cilën doni të pajiseni me biletë. Teknikisht, duhet të paraqitet pasja e pasaportës shqiptare, ose një dokument që vërteton të qenit rezident në vendin tonë. Natyrisht, duhet një llogari bankare në internet, ose me kartë krediti, me para të mjaftueshme për të blerë biletat. Pas këtij hapi, tifozi pret një e-mail nga UEFA, që duhet të konfirmojë marrjen e kërkesës së të interesuarit për biletë. Më tej, tifozi pret përgjigjen përfundimtare nëse është pajisur ose jo me biletë për ndeshjen që dëshiron të shohë.
Aplikuesit do ta marrin konfirmimin zyrtar nga UEFA brenda muajit shkurt 2016, nëse i është prenotuar bileta, ose nuk është përzgjedhur për të ndjekur ndeshjen përkatëse. Paraqitja e emrit dhe mbiemrit, shoqëruar me pasaportë, bëhet për shkak se UEFA nuk lejon që një person të marrë dot më shumë se katër bileta për tërë fazën finale të kompeticionit. Një tifoz shqiptar mund të zgjedhë tri ndeshje të grupit të Shqipërisë, për të cilat dëshiron të jetë në stadium.
Por, mund të blejë edhe një biletë për 1/16 finale, nëse do të kualifikohet në këtë raund kombëtarja e drejtuar nga De Biazi. Kujtojmë se një pjesë e biletave të finaleve të “Euro 2016” janë shpërndarë gjatë shorteut të organizuar nga UEFA, në periudhën 10 qershor-10 korrik. 11 milionë tifozë kanë aplikuar, por janë zgjedhur disa qindra fitues. Ata e kanë të siguruar prenotimin paraprak për ndeshjet, edhe pse për momentin nuk i dinë ekipet që do të jenë në fushë. Secila prej kombëtareve pjesëmarrëse do të ketë edhe një përqindje fikse, të caktuar nga UEFA, për biletat.
KOHA JONË SONDAZH

